Ministri i Arsimit: Gjysmë vjetori i dytë fillon në shkolla me 18 janar

14.01.2021

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj e ka konfirmuar se gjysmë vjetori i dytë në shkolla do të fillojë më 18 janar. Ai ka thënë se ka kërkuar nga Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit që të bëhen përgatitjet e nevojshme. “Sot takova Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen […]

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj e ka konfirmuar se gjysmë vjetori i dytë në shkolla do të fillojë më 18 janar.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit që të bëhen përgatitjet e nevojshme.

“Sot takova Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmë vjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021. Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm”, shkroi Likaj në facebook.

Njoftimi i plotë:

Sot takova Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmë vjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021. Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm të MASh. Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë akterëve në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit.Në takim i pranishëm ishte edhe shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë z. Murat Sahin të cilin e falënderova për ndihmën e jashtëzakonshme që na kanë dhënë gjatë kësaj kohe.