Ligji për Pagat, Tahiri i AAK-së: Qeveria tentoi t’i ndëshkoj një numër zyrtarësh që sipas saj ishin të privilegjuar

27.12.2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka folur për Ligjin e Pagave. Tahiri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se me Ligjin e Pagave qeveria deshi t’i ndëshkoj një numër zyrtarësh shtetëror që sipas saj ishin të privilegjuar. Tutje ai ka thënë se: “Te […]

Ligji për Pagat, Tahiri i AAK-së: Qeveria tentoi t’i ndëshkoj një numër zyrtarësh që sipas saj ishin të privilegjuar Foto: Ilustrim

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka folur për Ligjin e Pagave.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se me Ligjin e Pagave qeveria deshi t’i ndëshkoj një numër zyrtarësh shtetëror që sipas saj ishin të privilegjuar.

Tutje ai ka thënë se: “Te ligjet kjo qeveri në vend të mundësive për përfshirje dhe zhvillim, sheh mundësi për përjashtim, partizim dhe ndëshkim! STOP”.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese të martën ka dalë me një vendim që pjesërisht rrëzon disa prej neneve të Ligjit që u miratua nga Kuvendi i Kosovës dhe ishte i hartuar nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.