Ligji për Pagën Minimale mbetet në harresë

11.07.2023

Nga 130 e deri në 170 euro është paga minimale, pagë të cilën e marrin një numër i qytetarëve në Kosovë. E kjo pritej të ndryshonte  në 264 euro bruto, apo 250 euro neto. Por edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit, kur u votua për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, […]

Ligji për Pagën Minimale mbetet në harresë Foto: SuharekaOnline

Nga 130 e deri në 170 euro është paga minimale, pagë të cilën e marrin një numër i qytetarëve në Kosovë.

E kjo pritej të ndryshonte  në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Por edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit, kur u votua për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, projektligji për pagën minimale ende nuk është sjellë në lexim të dytë.

Anëtari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Ferat Shala, thotë se partia në pushtet është duke e vonuar në mënyrë që të mos vijë më në Kuvend.

“Me politikat e saj, jo vetëm e ka vonuar por ka qasje të gabuar më shumën e pagës minimale, duke parë që komisioni për ekonomi, ka pasur qasje tjetër,  po vonojnë hala që të mos vijë fare, në mënyrë të riadementohet”, tha Shala për Tëvë1.

E në pritje të këtij projektligji, janë punëtorët e sektorit privat. Megjithatë, kreu i sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se ajo nuk duhet të jetë 250 euro.

Madje sipas Azemit, çdo pagë nën 450 nuk do të jetë e mjaftueshme.

Televizioni është interesuar të mësojë më shumë se ku ka mbetur ky projektligj, nga kryetar i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

Kujtojmë se rritja e pagës minimale, nuk përfshinë edhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njëjtit protestuan dy ditë radhazi para Kuvendit të Kosovës, kur projektligji në fjalë, kaloi në lexim të parë.