Liberalizimi i vizave, Osmani: Morëm mbështetje, por na duhen hapa konkretë nga BE për liberalizim

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se kanë marrë mbështetje për liberalizim të vizave sot në samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Liberalizimi i vizave, Osmani: Morëm mbështetje, por na duhen hapa konkretë nga BE për liberalizim

Ajo, para mediave pas përfundimit të takimit të sotëm, ka theksuar se deklaratat e dëgjuara sot duhet të jenë hapa konkret.

“Kemi dëgjuar shumë deklarata mbështetëse për Kosovën sot, së pari për në perspektivën e qartë evropiane, së dyti për liberalizimin e vizave, së treti shumë mbështetje për rreshtimin tonë të njëqind përqind me Bashkimin Evropian, specifikisht kur vjen tek sanksionet ndaj Rusisë”.


“Por tani, ne duhet të shkojmë nga fjalët në vepra, duhen hapa konkret nga deklaratat përkrahëse. Neve na duhet një vendim për liberalizimin e vizave. Padyshim, takimi i Këshillit të Bashkimit Evropian do të vazhdojë dhe ne e kuptojmë që vota nuk është pjesë e këtij formati.

Por sidoqoftë, unë besoj se deklaratat politike që janë bërë nga shumica sot në mbështetje të Kosovës, duhet tani të bëhen në hapa konkret dhe në vota në nivel të këshillit të ministrave”,ka thënë Osmani.

“Epo, më duhet të them se ky ka qenë një sinjal shumë më pozitiv i deklaratave, që kemi dëgjuar deri më tani, për liberalizimin e vizave, madje edhe vendet që dikur hezitonin në të kaluarën, shumë prej tyre kanë treguar mbështetje sot, mbështetje konkrete dhe ata kërkuan që të bëhet progres në këtë drejtim, nuk do të doja të veçoja një vend të vetëm evropian për mbështetjen e tyre, sepse padyshim ne llogarisim në të gjithë ato”.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë