LDK zgjedhë kryesinë e re, Quni e Haziri nënkryetarë

20.03.2021

Këshilli i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka përfunduar takimin e radhës duke miratuar me shumicë votash kryesinë e re dhe nënkryetarët e partisë. Në këtë takim i cili ka zgjatur afër 30 minuta, janë zgjedhur nënkryetarët dhe sekretari i ri. Imri Ahmeti i cili tanimë është zgjedhur sekretar i LDK-së para mediave […]

LDK zgjedhë kryesinë e re, Quni e Haziri nënkryetarë Foto: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Këshilli i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka përfunduar takimin e radhës duke miratuar me shumicë votash kryesinë e re dhe nënkryetarët e partisë.

Në këtë takim i cili ka zgjatur afër 30 minuta, janë zgjedhur nënkryetarët dhe sekretari i ri.

Imri Ahmeti i cili tanimë është zgjedhur sekretar i LDK-së para mediave ka thënë se Anton Quni, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Shqipe Mjekiqi janë zgjedhur nënkryetarë.

Po ashtu Ahmeti ka thënë e në këtë takim nuk është diskutuar nëse do ta përkrahin Vjosa Osmanin për presidente apo jo.

“Këshilli ka aprovuar propozimet e kryetarit me shumicë votash, vetëm  tri vota kanë qenë kundër këtyre propozimeve, një abstenimin kurse të gjithë tjerët kanë qenë unanime” ka thënë ai.