LDK: Qeveria Kurti e paaftë për të qeverisur në kohë krize

13.08.2022

Xhafer Tahiri, anëtari i kryesisë së LDK-së ka thënë se disa ministri e kanë 0 për qind (%) realizimin e buxhetit për investime kapitale në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022. Ai është shprehur për qeverin aktuale si qeveri e zero projekteve, paaftësi qeverisëse në kohën më të keqe…pushtet popullist. “Është skandal i madh e […]

LDK: Qeveria Kurti e paaftë për të qeverisur në kohë krize Foto: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Xhafer Tahiri, anëtari i kryesisë së LDK-së ka thënë se disa ministri e kanë 0 për qind (%) realizimin e buxhetit për investime kapitale në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022.

Ai është shprehur për qeverin aktuale si qeveri e zero projekteve, paaftësi qeverisëse në kohën më të keqe…pushtet popullist.

“Është skandal i madh e i rrezikshëm që katër ministri e kanë 0 për qind realizimin e buxhetit për investime kapitale”, tha Tahiri në konferencë për media.

Sipas tij, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Ministria e Zhvillimit e kanë 0% realizimin e buxhetit për investime kapitale.

Gjithashtu, anëtari i kryesisë së LDK-së ka folur edhe për krizën energjetike, duke shtuar se subjekti politik që ai i takon kaherë ka paralajmëruar për një krizë të tillë, për të cilën Qeveria Kurti e mohonte.

“Ministria nuk ndërmerr asnjë hap për të përmirësuar gjendjen energjetike…”, tha ai.

Në konferencë mori pjesë edhe anëtarja tjetër e kësaj partie, Jehona Lushaku, ku ka folur për Ministrinë e Mbrojtjes, duke thënë se ka realizuar më pak se 10% të investimeve kapitale.

Sipas Jehonës, nga 53 milionë euro të dedikuara për investime në Ministrinë e Mbrojtjes ka realizuar vetëm 2 milionë.