LDK: Kurti diskriminues ndaj sektorit privat e të papunëve

  • 06.09.2022
LDK: Kurti diskriminues ndaj sektorit privat e të papunëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa përmes një konference për media ka folur lidhur me pakon e re financiare të Qeverisë së Kosovës duke thënë se kjo e fundit ka vendosur që të injorojë punëtorët e sektorit privat si dhe qytetarët e papunë.

Deputeti Mustafa ka shtuar se Qeveria në panik ka vendos që të blejë paqen sociale me shpërndarjen e mjeteve te disa shtresa të qytetarëve.

Gjithashtu, ai ka theksuar se Qeveri ka injoruar kategorinë që kontribuon më së shumti në ekonomi, sektorin privat.


Ai shtoi se Qeveria ka vendosur të injorojë tërësisht të punësuarit në sektorin privat dhe vet sektorin privat, të cilët janë kontributdhënësit më të mëdhenj tatimor dhe vet motori i ekonomisë sonë. Nga të punësuarit në sektorin privat kjo Qeveri vetëm merr, e asgjë nuk jep. Asnjë cent, po ashtu, nuk u dhanë as të papunëve.

“Për LDK-në ky është veprim në panik i Qeverisë, për të ulur pakënaqësinë në rritje, për të blerë paqen sociale, në vend se të jetë një plan i menduar mirë për të zgjidhur krizën. Qeveria ka vendosur të injorojë tërësisht të punësuarit në sektorin privat dhe vet sektorin privat, të cilët janë kontributdhënësit më të mëdhenj tatimor dhe vet motori i ekonomisë sonë. Nga të punësuarit në sektorin privat kjo Qeveri vetëm merr, e asgjë nuk jep. Asnjë cent, po ashtu, nuk u dhanë as të papunëve. Pra, ata që nuk kanë asnjë të hyrë, Qeveria vendosi t’i injorojë tërësisht”, ka thënë ai.

Ai tutje është shprehur se pako e qeverisë është diskriminuese pasi do ta ndajë vlerën e njëjtë për punëtorin me 300 euro njëjtë si drejtorit të PTK-së me 2 mijë euro rrogë.

“Kjo pako qartësisht nuk ofron mbështetje për të gjithë qytetarët dhe është diskriminuese. Është diskriminuese për shkak se shkakton pabarazi, duke u ndarë vlerën e njëjtë edhe atyre me 300 euro rrogë edhe atyre me 2.000 euro rrogë! Pra, si roja si drejtori ekzekutiv i PTK-së marrin të njëjtën përkrahje nga kjo Qeveri! Është e paqartë se si një Qeveri që pretendon që është qeveri social-demokrate nuk qan kokën për barazi, sidomos kur shpërndajnë para publike”, ka thënë Mustafa.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë