LDK-ja mblidhet të shtunën, pritet të zyrtarizojë kandidatin për kryeministër
07.05.2026
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë të shtunën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të nominohet kandidati i partisë për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
Burime brenda LDK-së bëjnë të ditur se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për hartimin e listës së kandidatëve për deputetë, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit politik me presidenten Vjosa Osmani.
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së do të nisë nga ora 12:00 dhe pritet të jetë një nga takimet më të rëndësishme të partisë para fushatës zgjedhore.
