LDK garon me numrin 113 në zgjedhjet e 7 qershorit

16.05.2026

Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026 me numrin 113 në fletëvotim, pas shortit të hedhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kandidat për kryeministër i kësaj partie është Lumir Abdixhiku.Zgjedhjet e parakohshme u shpallën pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë presidentin brenda afateve kushtetuese.

Pas dështimit të marrëveshjes politike deri më 28 prill 2026, Kuvendi u shpërnda automatikisht, duke çuar vendin në proces të ri zgjedhor.