“LDK do të jetë shumë e fuqishme në zgjedhjet lokale”

“LDK do të jetë shumë e fuqishme në zgjedhjet lokale”
Çlirim Gashi

09.06.2021 / Lajme

Kanë mbetur edhe disa muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Ndonëse nuk është bërë e ditur ndonjë datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, subjektet politike kanë filluar prezantimin e kandidatëve për kryetar të Komunave apo edhe për Kuvend Komunal.

Duke marrë parasysh proceset e kaluara të zgjedhjeve lokale, edhe në këto zgjedhjet të këtij viti mijëra kandidatë do të garojnë për pozitën e kryetarit në gjithsej 38 komuna apo edhe për ulëse në Kuvendet Komunale.

Sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një mbledhje, ku anëtari i Kryesisë së këtij subjekti politik, Armend Zemaj ka theksuar se temë kryesore e mbledhjes ishte diskutimi për zgjedhjet lokale si dhe propozimin e kandidatëve për kryetarë komunash.

Zemaj ka thënë se pothuajse shumica e kryetarëve aktualë vetëm se janë rikandiduar për të garuar sërish për të parin e komunës.

LEXO EDHE:  Çfarë kishte premtuar Sali Asllanaj, në zgjedhjet lokale të 2017's

Ai tha se një numër i konsiderueshëm e kanë marrë përkrahjen edhe të Kryesisë.

“U dha vlerësimi për disa komuna për avancimin e tyre. Ishte një numër i të nominuarve që e morën edhe përkrahjen e Kryesisë dhe për këtë do të lëshohet një deklaratë e plotë”.

Poashtu ai ka shtuar se temë diskutimi ishte edhe organizimi nëpër degë dhe avancimi i L;DK-së për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.

Gjithashtu, Zemaj tha se ka besim të plotë që LDK-ja do të jetë shumë e fuqishme në zgjedhjet lokale.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dega Suharekë në mbledhjen e kryesisë së degës është votuar unanimisht që Ardian Shala të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës.

RAPORTO