Lansohet protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale Kurti: Dhunuesit s’kanë marrë dënimet e merituara

  • 05.12.2022
Lansohet protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale Kurti: Dhunuesit s’kanë marrë dënimet e merituara

Gjatë ditës së hëne është lansuar protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale, ku kryeministri Albin Kurti ka thënë se jo rrallëherë sistemi i drejtësisë ka pësuar nga brishtësia e vet.

Sipas tij, kryerësit e veprave duhet të marrin dënime meritore dhe se kjo është betejë që u takon të gjithëve.

Kreu i ekzekutivit tha se protokolli i lansuar sot përfshin të gjitha detyrimet për mbrojtjen e menjëhershme të viktimës.


“Marrjen e pëlqimit të informuar, ofrimin e përkthyesve, të shenjave në rast nevoje, ofrimin e infrastrukturës së nevojshme, ofrimin e shërbimeve të profesionistëve të së njëjtës gjini të viktimës dhe shmangien e intervistave të shumëfishta të lodhshme”, tha Kurti.

Me miratimin e këtij protokolli, shefi i ekzekutivit theksoi se përpilimi i protokollit mundëson dhe lehtëson punën për ta eliminuar dhunën seksuale ndaj grave.

“E rëndësishme është që pavarësisht se cili institucion merr vesh i pari i rastit, trajton rastin. Nuk mund të lejohen papërgjegjësi të tilla ku institucionet i hedhin njëra-tjetrës fajin. Shpeshherë në rastet e paraqitura, institucionet nuk i kanë kryer e zbatuar obligimet ligjore. Në raste të këtilla, dhunuesit dhe abuzuesit nuk i kanë marrë dënimet e merituara”, ka thënë Kurti.

Kurti shtoi se viktimave u takon përkrahja institucionale, shëndetësore e psikologjike.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë