Lajçaku pritet t’i takojë sërish kryenegociatorët në tetor, Kurti e Vuçiq e presin kryediplomaten Kaja Kallas

para 16 dite

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka marrë pjesë sot në takimet e radhës në Bruksel. Atje ka takuar ndërmjetësin Miroslav Lajçak, ndërsa nuk ka pasur takim trelateralë mes tij, sllovakut dhe serbit, Petar Petkoviq.

Lajçaku pritet t’i takojë sërish kryenegociatorët në tetor, Kurti e Vuçiq e presin kryediplomaten Kaja Kallas Foto: Miroslav Lajčák, Slovak Minister for Foreign Affairs

Po ashtu, dy kryenegociatorët sot janë takuar edhe me një zyrtar të NATO-s i cili e ka sqaruar edhe një herë pozicionin e Aleancës Veriatlantike për hapjen e Urës së Ibrit. Ndërsa sa i përket kalendarit të takimeve të reja Kosovë- Serbi, Bislimi ka thënë se pret ftesë të re nga Lajçak në tetor ndërsa mendon se për Kurtin dhe Vuçiq nuk do të ketë ftesë të tillë nga Brukseli.

“Zoti Lajçak ka mandat deri në fund të janarit dhe unë besoj që ai do të përpiqet që ta shfrytëzojë këtë periudhë për të raportuar ndonjë zhvillim apo ndonjë sukses, kështu besoj që gjatë tetorit do të ketë ftesë për kryenegociatorët. Ajo që unë nuk besoj që mund do të ketë është ftesë të liderëve për takim. Duhet të pritet kryesuesja e re e EEAS’it për të parë se cilat janë pritjet e saj nga procesi dhe pastaj të vazhdojmë tutje”, ka thënë Bislimi.