Lajçak takon Vuçiqin: Folëm për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

16.03.2024

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sonte në Beograd presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Lajçak takon Vuçiqin: Folëm për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve Foto: Ilustrim

Pas takimit, përmes një postimi në platformën X, Lajçak ka thënë se me Vuçiqin kanë biseduar për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve dhe për çështjet aktuale që sipas Lajçakut duhet të trajtohen me urgjencë.

“Pas Prishtinës javën e kaluar, vizitova Beogradin për t’u takuar me presidentin Aleksander Vuçiq dhe me Petar Petkoviq. Folëm për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, çështjet aktuale, të cilat duhet të adresohen urgjentisht dhe zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar Lajçak.