Ky është Kabineti Qeveritar i Albin Kurtit, emrat e të gjithë ministrave
Tashmë po mbahet seanca plenare për hedhjen në votim Kabinetin Qeveritar të propozuar nga Albin Kurti. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka propozuar kabinetin qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra si dhe 33 zëvendësministra. Sipas këtij propozimi, Zëvendëskryeministër është propozuar Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Zëvendëskryeminsitër i dytë ndërkaq është […]
Tashmë po mbahet seanca plenare për hedhjen në votim Kabinetin Qeveritar të propozuar nga Albin Kurti.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka propozuar kabinetin qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra si dhe 33 zëvendësministra.
Sipas këtij propozimi, Zëvendëskryeministër është propozuar Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Zëvendëskryeminsitër i dytë ndërkaq është propozuar Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), që do të thotë nga 5 zv.kryeministra është ulur në vetëm dy të tillë.
Ndërkaq nga mbi 80 zëvendëministra është ulur numri në 33 të tillë.
Sipas propozimit të Kabinetit Qeveritar nga Kurti, emrat e ministrave janë:
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi
Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari
Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.
Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi
Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetvic
Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojevic