Kuvendi sot rishikon buxhetin dhe rritjen e pagave në sektorin publik

22.06.2023

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten duke filluar nga ora 10:00. Në rendin e ditës, përveç deklarimeve dhe pyetje parlamentare, do të jetë edhe interpelanca e ministrit të Financave, Hekuran Murati. Çështje e kësaj interpelance do të jetë rishikimi i buxhetit të shtetit dhe rritja e pagave në sektorin publik. Ky […]

Kuvendi sot rishikon buxhetin dhe rritjen e pagave në sektorin publik Foto: SuharekaOnline

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten duke filluar nga ora 10:00.

Në rendin e ditës, përveç deklarimeve dhe pyetje parlamentare, do të jetë edhe interpelanca e ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Çështje e kësaj interpelance do të jetë rishikimi i buxhetit të shtetit dhe rritja e pagave në sektorin publik.

Ky është rendi i plotë i ditës:

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.    Pyetjet parlamentare,
4.    Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.