Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare këtë të enjte

25.03.2024

Këtë të enjte, Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare.

Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare këtë të enjte Foto: Kuvendi i Kosovës

Këtë e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, pas mbledhjes së kryesisë.

Ajo tha se seanca e parë nis në orën 10:00 dhe është me kërkesë të 40 deputetëve lidhur me kontratat njëburimore, ndërkohë seanca e dytë nis në orën 12:00, pjesë e së cilës do të jenë shqyrtimi i pikave të papërfunduara nga ato të kaluarat.

Kusari Lila po ashtu njoftoi se më 11 prill do të mbahet një seancë e veçantë, në përvjetorin e 25-të të Betejës së Koshares.