Kuvendi i Kosovës dështoi në votim për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

20.01.2023

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të votojë në lexim të parë Projektligjin, përmes të cilit synohet të lejohet tërheqja deri 30 për qind të mjeteve nga Fondi Pensional i njohur si Trusti. Në momentin e votimit në sallë kanë qenë 101 deputetë, 97 prej të cilëve kanë votuar. Për kanë votuar 42 deputetë e […]

Kuvendi i Kosovës dështoi në votim për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të votojë në lexim të parë Projektligjin, përmes të cilit synohet të lejohet tërheqja deri 30 për qind të mjeteve nga Fondi Pensional i njohur si Trusti.

Në momentin e votimit në sallë kanë qenë 101 deputetë, 97 prej të cilëve kanë votuar.

Për kanë votuar 42 deputetë e 55 të tjerë votuan kundër.

Krijimi i mundësive ligjore, që qytetarët e Kosovës të tërheqin mjete të kursimeve të tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale ka shkaktuar debat në Kosovë, me argumente për dhe kundër.

Ndryshe, në qershor të vitit të kaluar, përkundër debateve, propozimi për tërheqjen e këtyre kursimeve nuk është votuar nga shumica e deputetëve, me arsyetimin e se këto mjete financiare janë për moshën e pleqërisë.