Kusari-Lila: Kemi konfirmimin e 80 deputetëve që do të marrin pjesë në votimin e Osmanit për presidente

02.04.2021

U.d e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se i kanë votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si Presidente e ardhshme e Kosovës. Ajo ka bërë të ditur se tashmë kanë marrë konfirmimin për 80 vota pro në favor të Osmanit. “Kemi konfirmimin se janë 80 deputetë të vullnetshëm që të […]

Kusari-Lila: Kemi konfirmimin e 80 deputetëve që do të marrin pjesë në votimin e Osmanit për presidente Foto: Ilustrim

U.d e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se i kanë votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si Presidente e ardhshme e Kosovës.

Ajo ka bërë të ditur se tashmë kanë marrë konfirmimin për 80 vota pro në favor të Osmanit.

“Kemi konfirmimin se janë 80 deputetë të vullnetshëm që të marrin pjesë në votim, përderisa nuk mund të dimë saktë se çfarë do të ndodh më vonë dhe se a do të jenë të njëjtit që do të qëndrojnë prapa konfirmimit të tyre për të marrë pjesë në votim”, tha Kusari-Lila.

Ndryshe ajo theksoi se në rastin e dështimit të zgjedhjes së presidentit është e pashmangshme shkuarja në zgjedhje nacionale.