Kurtishaj arsyeton rritjen e çmimeve të biletave të autobusëve: Veç këtu i bën 600 km deri në Velipojë me 10 euro

22.10.2021

Disa kompani të autobusëve tashmë kanë nisur t’i ngrisin çmimet e biletave. Nga kjo ngritje e çmimit më së shumti po pësojnë studentët. Studentja Manjolla Gjini për të ardhur deri në Prishtinë, ka ndërruar disa linja të autobusit. E ndryshimin në çmim e ka vërejtur në autobusin e linjës Ferizaj-Prishtinë. Nga një euro sa ka […]

Kurtishaj arsyeton rritjen e çmimeve të biletave të autobusëve: Veç këtu i bën 600 km deri në Velipojë me 10 euro Foto: Ilustrim

Disa kompani të autobusëve tashmë kanë nisur t’i ngrisin çmimet e biletave. Nga kjo ngritje e çmimit më së shumti po pësojnë studentët. Studentja Manjolla Gjini për të ardhur deri në Prishtinë, ka ndërruar disa linja të autobusit. E ndryshimin në çmim e ka vërejtur në autobusin e linjës Ferizaj-Prishtinë.

Nga një euro sa ka qenë çmimi për studentë, tani sipas saj, është bërë 1.50 euro.

“Po studente jam dhe vi nga Kaçaniku. Kemi pasur ngritje të çmimit Ferizaj-Prishtinë tash është bërë 1.50 më herët ka qenë 1 euro. Ky çmim i ka dëmtuar studentët, nga Kaçaniku në Ferizaj nuk ka pas ngritje, mendoj se ky çmim duhet me qenë siç ka qenë më herët”, tha ajo.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë që rritja e çmimeve të linjave të autobusëve ka ndodhur vetëm për disa destinacione të transportit ndërurban.

Kurtishaj ka theksuar se nuk është në ngjarje sa i përket ngritjes së çmimeve, pasiqë i takon secilës kompani që të caktojë çmimin e biletës dhe se nuk është bërë në mënyrë të organizuar.

“Shoqata jonë nuk ka pasë asnjëlloj takimi ose mbledhje për të diskutuar për ngritjen e çmimit të biletave të udhëtimit”, ka thënë ai.

Po ashtu, Kurtishaj në një intervistë në Sytë 7 në KlanKosova ka theksuar se sa i përket pandemisë COVID-19, sektori i transportit rrugor të udhëtarëve është më i dëmtuari në Kosovë.

“Që nga viti 2015, sektori i transportit rrugor të udhëtarëve përballet me probleme të shumta siç është problemi i mosrimbursimit të TVSH-së, qoftë për naftën e blerë ose për pjesët rezervë. Pra, jemi një sektor i cili realisht që është më i dëmtuari  ,jo vetëm në Kosovë por nuk ke asnjë vend tjetër që nuk ka rimbursim të TVSH sa i përket importit të autobusëve me rastin e hyrjes në Kosovë dhe nuk rimbursohet TVSH-ja për naftë”.

“Janë transportuesit të cilët me mundin e tyre pasi me mundin e tyre mbajtën gjallë sistemin e transportit rrugor të udhëtarëve. Këta transportues që 20 vjet nuk kanë kërkuar asnjë mbështetje nga shtetim por janë këta që nga situata me pandeminë janë para falimentimit. Janë dëmtuar por nuk kanë kërkuar ndihmë financiare”.

“Nuk ka ngritje të çmimeve në të gjitha destinacionet. Në cilin vend të rajonit apo Evropës mund të udhëtohet 35 kilometra për 0.80 cent apo 1 euro bileta? Kjo ndodh vetëm në Kosovë. Këtë çmim e ka Ferizaj dhe Drenasi, pra çmimet e biletave janë në Kosovë më të lira. I bën 600 km Prishtinë-Velipojë dhe e ke pasë çmimin e biletës 10 euro.

Në cilin vend të rajonit ndodh një gjë e tillë. Kur kemi në konsideratë problemet që i kemi si ajo e TVSH-së dh që qeveria e Kosovës gjatë 2020, mori një vendim që e bllokoi transportit asnjë autobus dhe asnjë kompani s’ka funksionuar dhe pas fillimit të punës këto kompani kanë filluar punën me shfyrtëzim të kapacitetit vetëm 50 përqind”, ka thënë Kurtishaj.