Kurti zbulon synimet për seancën konstituive të Kuvendit: Betim i deputetëve, kryesi dhe qeveri në një ditë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur synimet e qeverisë për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se do të synojnë betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë, si dhe votimin e qeverisë në të njëjtën ditë.
Foto: Ilustrim
Deklarata e Kurtit erdhi gjatë një vizite në Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava. Gjatë takimit, myftiu Tërnava e pyeti Kurtin nëse kishin pushuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke nënkuptuar ritmin e shpejtë të zhvillimeve politike.
“Pasi u publikuan rezultatet, është një seancë ku japim betimin. Synojmë një seancë me u zgjedh edhe kryetari, kryesia, edhe qeveria siç e kemi bërë edhe herën e kaluar në të njëjtën ditë,” u përgjigj Kurti.
Momenti më i veçantë i takimit ishte një shkëmbim shakash mes Kurtit dhe Tërnavës. Kur myftiu Tërnava kuptoi se sapo deputetët të bëjnë betimin, rrogat e tyre fillojnë të rrjedhin, Kurti u përgjigj me një “duket që po”. Tërnava shtoi me humor, “deputetët t’u thënë zgjate Zot”, duke shkaktuar të qeshura në dhomë, transmeton KosovaPress.
Kurti: Subjektet politike shqiptare në Luginë dakordohen për listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”