Kurti vendos gur themelin edhe të një nënstacioni policor, vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, vazhdon të investojë në forcimin e sigurisë në vend.
Gjatë javës së kaluar, është vendosur gur themeli për nënstacionin e ri policor, një tregues i angazhimit të qeverisë për të siguruar një mjedis më të sigurt për të gjithë qytetarët.
Siç njoftoi vetë Kryeministri Kurti në llogarinë e tij në Facebook, e premta e javës së kaluar shënoi vendosjen e gur themelit për një nënstacion policor tek ura e lumit Bistricë. Ndërsa, mëngjesin e sotëm, bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, u vendos gur themeli edhe për nënstacionin policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit.
Ky i fundit, i vendosur vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, do të shërbejë kryesisht për të forcuar sigurinë kufitare dhe për të parandaluar aktivitete të paligjshme.