Kurti: Do të krijojmë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

19.02.2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një shkrimi në Twitter ka paralajmëruar krijimin e Fondeve të Sigurimeve Shëndetësore. Pasi që sipas tij askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuren. Ai ka thënë se neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale. Po ashtu ai ka thënë se do të fillohet me […]

Kurti: Do të krijojmë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore Foto: Ilustrim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një shkrimi në Twitter ka paralajmëruar krijimin e Fondeve të Sigurimeve Shëndetësore.

Pasi që sipas tij askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuren.

Ai ka thënë se neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale.

Po ashtu ai ka thënë se do të fillohet me sistemin e informacionit shëndetësor.

Shkrimi i plotë

“Neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale.

Ne do të fillojmë me sistemin e informacionit shëndetësor, duke siguruar udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve dhe për të lëvizur drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret.