Kurti takohet me shefin e Zyrës së BE’së në Kosovë, diskutojnë për furnizimin me vaksina anti-COVID

19.02.2021

Lideri i VV’së, Albin Kurti priti sot në zyren e tij shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog dhe zëvendësin e tij, Riccardo Serri. Szynyog e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhje dhe shprehu dëshirën që institucionet e reja të formohen pa ndonjë vonesë e të fillojë bashkëpunimi me qeverinë e re. “U […]

Kurti takohet me shefin e Zyrës së BE’së në Kosovë, diskutojnë për furnizimin me vaksina anti-COVID Foto: Ilustrim

Lideri i VV’së, Albin Kurti priti sot në zyren e tij shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog dhe zëvendësin e tij, Riccardo Serri.

Szynyog e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhje dhe shprehu dëshirën që institucionet e reja të formohen pa ndonjë vonesë e të fillojë bashkëpunimi me qeverinë e re.

“U njoftua me prioritetet e qeverisë së re, ku krahas punësimit dhe drejtësisë në qendër është luftimi i krimit dhe korrupsionit, bashkë me ligjin për konfiskimin e pasurisë. Këto të fundit janë të rëndësishme për të aplikuar për fondet nga IPA III, kujtuan ata, por edhe shtyjnë përpara reformat integruese drejt BE-së”, thuhet në njoftimin e VV’së.

Në këtë takim Kurti kërkoi ndihmë në përshpejtimin e procesit të furnizimit me vaksina kundër koronavirusit nga BE, për të cilën Szynyog siguroi se janë në plan për t’i marrë ato.

Në fund, ata ndan bindjen se shpejt do të bashkëpunojnë edhe më shumë rreth projekteve konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik në Kosovë.