“Kurti s’mund të kandidojë”, reagojnë nga Lëvizja Vetëvendosje

06.01.2021

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Kushtetueses për votën e deputetit Etem Arifi. Pacolli përmes një postimi në facebook ka thënë se askush nuk do të mund të ndalë vullnetin e popullit, duke paralajmëruar ardhjen e “Qeverisë Kurti II” Gjithashtu edhe anëtarja tjetër e VV-së, Tinka […]

“Kurti s’mund të kandidojë”, reagojnë nga Lëvizja Vetëvendosje Foto: Lëvizja Vetëvendosje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Kushtetueses për votën e deputetit Etem Arifi.

Pacolli përmes një postimi në facebook ka thënë se askush nuk do të mund të ndalë vullnetin e popullit, duke paralajmëruar ardhjen e “Qeverisë Kurti II”

Gjithashtu edhe anëtarja tjetër e VV-së, Tinka Kurti ka reaguar duke thënë se nuk ka ‘komplot’ që e ndalë vullnetin e qytetarëve.

Ndërsa, ish-kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani për Radion Evropa e lirë ka thënë se Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të publikuar të mërkurën, nuk do të ketë të drejtë të garojë për deputet në zgjedhjet e reja.

“Nuk ka të drejtë, është e qartë ajo që e ka thënë Gjykata Kushtetuese”, tha Hasani.

Megjithatë, ai shtoi se Kurti mund të nominohet për postin e kryeministrit, nëse partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, i fiton zgjedhjet.

“Ajo nuk ka lidhje (me kandidimin për deputet). Mundet, Gjykata nuk e ka ndaluar këtë (nominimin për kryeministër)”, tha Hasani.