Kurti: Qeveria e re do të formohet së shpejti

Kurti: Qeveria e re do të formohet së shpejti
Çlirim Gashi

19.02.2021 / Lajme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se qeveria e re do të formohet së shpejti.

Ai këtë deklaratë e ka thënë përderisa ishte në takim me Ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj. Shpresa Jusufi, të shoqëruar nga sekretari i tretë, z. Rexhep Limani.

Kurti gjatë këtij takimi ka thënë se gjatë qeverisjes së tij do të përfundohen edhe dy projekte që kanë të bëjnë me Kosovën dhe shtetin fqinj.

“Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe ndau bindjen që qeveria e re do të formohet shpejt.

Ai foli për punësimin dhe drejtësinë si prioritetet kyçe të qeverisjes tonë, dhe për dy projektet që kanë të bëjnë me ndërlidhjen zhvillimore të vendeve tona: autostradën Shkup-Bllacë, dhe korridorin Prizren-Tetovë”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Facebook.

RAPORTO