Kurti për zgjedhjet lokale: Rezultati jo i kënaqshëm, rezultat i disa defekteve të brendshme

Tashmë ka përfunduar edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale apo siç njihet ndryshe si balotazhi, ku sipas rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitoj në 4 komuna të vendit.

15.11.2021 / Lajme

Kurti për zgjedhjet lokale: Rezultati jo i kënaqshëm, rezultat i disa defekteve të brendshme
Foto: Armend Nimani (AFP)

Ndërsa, kreministri i Kosovës njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka cilësuar si jo të kënaqshëm rezultatin zgjedhor.

Kryeministri Kurti ka thënë se një rezultat i tillë erdhi si rezultat i disa defekteve të brendshme.


“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, tha Kurti në konferencë për media, pas takimit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *