Kurti: Pas terminaleve në Trepçë, Merdarë dhe Dheu i Bardhë, edhe ai në Han të Elezit iu kthye shtetit dje

05.02.2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në profilin e tij se sovraniteti i Kosovës është shtrirë në çdo cep të vendit, deri në skaj të Leposaviqit, dhe se janë mbyllur të gjitha rrugët e kontrabandës.

Kurti: Pas terminaleve në Trepçë, Merdarë dhe Dheu i Bardhë, edhe ai në Han të Elezit iu kthye shtetit dje Foto: Ilustrim

Ai gjithashtu ka theksuar se po i kthejnë shtetit terminalet që ishin privatizuar nga qeveritë e mëparshme.

“E nisëm me terminalin e Trepçës, e vazhduam me terminalin e Merdarës në Podujevë dhe atë te Dheu i Bardhë në Gjilan, e dje shtetit ia kthyem edhe terminalin në Han të Elezit,” ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë dallimin mes qeverisjes së tij dhe qeverive të kaluara, duke thënë se ata po kthejnë pronën shtetit edhe në ditët e fundit të mandatit të parë, ndërsa ata para tyre, edhe në ditët e fundit të mandatit të tyre, jepnin në shfrytëzim prona të shtetit. “Ky është dallimi,” ka përfunduar Kurti.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More