Kurti paraqet buxhetin “më të madh ndonjëherë” për bujqësinë: Do t’i shlyejmë obligimet ndaj fermerëve
Kryeministri Kurti ka thënë se do t’i shlyejë obligimet prej 40 milionë eurosh ndaj fermerëve dhe në buxhetin për vitin 2022 do të realizohet “përkrahja më e madhe ndonjëherë me 70 milionë euro”. Po ashtu, Kurti ka theksuar se në total do të investohen 100 milionë euro në bujqësi. “Kosova vitin e ri e fillon…
Kryeministri Kurti ka thënë se do t’i shlyejë obligimet prej 40 milionë eurosh ndaj fermerëve dhe në buxhetin për vitin 2022 do të realizohet “përkrahja më e madhe ndonjëherë me 70 milionë euro”.
Po ashtu, Kurti ka theksuar se në total do të investohen 100 milionë euro në bujqësi.
“Kosova vitin e ri e fillon me strategji shtatëvjeçare për bujqësi e zhvillim rural, si dhe me strategji dhjetëvjeçare për pylltari”, tha Kurti.
Kryeministri tha se askush përpos atyre që vërtet merren me aktivitete bujqësore s’do të mund të përfitojnë nga ky buxhet.