“Kurti pagën 250 euro le ta mbajë për vete, sektori privat nuk ka më pagë nën 350 euro”

14.12.2021

Azemi në “Debat Plus” duke folur për Ligjin e Pagave thotë se Kurti duhet të fillojë të lëvizë me ngritjen e pagës minimale dhe se sipas tij nuk presin mrekulli qysh menjëherë. “Nëse kryeministri gjatë fushatës zgjedhore ka premtua që paga minimale në Kosovë do të jetë 350 euro, unë e kam obligim të kërkojë […]

“Kurti pagën 250 euro le ta mbajë për vete, sektori privat nuk ka më pagë nën 350 euro” Foto: Ilustrim

Azemi në “Debat Plus” duke folur për Ligjin e Pagave thotë se Kurti duhet të fillojë të lëvizë me ngritjen e pagës minimale dhe se sipas tij nuk presin mrekulli qysh menjëherë.

“Nëse kryeministri gjatë fushatës zgjedhore ka premtua që paga minimale në Kosovë do të jetë 350 euro, unë e kam obligim të kërkojë atë që e ka thënë. Asnjë kërkesë e jona nuk është jashtë asaj që ka premtuar kryeministri gjatë fushatës zgjedhore. Unë e di që ai në ditën e parë nuk mund ta bëjë pagën minimale 350 euro, por të fillojë hap pas hapi”, tha ai.

Azemi më tej thotë se vetëm në ato pjesë të sektorit privat ku ka dorë Qeveria ka paga 170 e 200 euro.

“Në çdo sektorë tjetër ka paga 350 e tutje. Por nuk e ka bërë Qeveria këtë. E ka bërë presioni sindikal dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Nuk është meritë e Qeverisë nëse paga në sektorin privat është 350 euro. Është meritë e kërkesës dhe ofertës që është në treg”.

Kryesindikalisti i sektorit privat thotë se nuk mund të flitet më për 250 euro pagë.

“Kurti ka premtuar një pagë minimale 250 euro. Atë pagë le ta mban për vete se ajo më nuk pi ujë.

E keni parë edhe në konkurse që paga më e vogël është 350 euro…Kjo qeveri ndoshta ka më pak hise, por edhe qeveritë paraprake nuk kanë bërë pothuajse asgjë për sektorin privat”, tha ndër të tjera Jusuf Azemi.