Kurti: Nuk mund të jenë mbi 20 mijë veteranë të luftës së UÇK-së,

23.03.2022

“Nuk ka teori të jenë mbi 20 mijë veteranë të luftës, mund të kenë qenë pjesëmarrës në luftë. Pjesëmarrës ndoshta janë 60 mijë, ndoshta janë edhe më shumë se 60 mijë, por veteranë nuk mund të jenë 60 mijë”, ka thënë Kurti, për RTK. Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar hetim të […]

Kurti: Nuk mund të jenë mbi 20 mijë veteranë të luftës së UÇK-së, Foto: Ilustrim

“Nuk ka teori të jenë mbi 20 mijë veteranë të luftës, mund të kenë qenë pjesëmarrës në luftë. Pjesëmarrës ndoshta janë 60 mijë, ndoshta janë edhe më shumë se 60 mijë, por veteranë nuk mund të jenë 60 mijë”, ka thënë Kurti, për RTK.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar hetim të ri për numrin e veteranëve të luftës. Kurti ka insistuar se numri i veteranëve se kalon 20 mijëshin.

Këtë shifër, Kurti e ka dhënë duke u bazuar në fjalët e Rexhep Selimit, duke thënë se ai është ndër personat që e di më së miri përbërjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kosova ka nevojë përfundimisht ta rrumbullaksojë edhe në kuptimin sasior e faktik rrëfimin për luftën çlirimtare të Kosovës dhe në këtë kuptim ne na duhet me ditë sa kanë qenë veteranë e sa kanë qenë invalidë. Është nevojë e jona si shoqëri, për brezat e ardhshëm është e nevojshme kjo gjë, për faktorin ndërkombëtar është e nevojshme kjo gjë e me këtë 60 mijëshin s’kem ku shkojmë.