Kurti: Nuk bën të ketë shantazh duke kërkuar çdo muaj kaq para deri në kalimin e projektligjit për paga

15.09.2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se me përfaqësuesit e sindikatave kanë pasur takime të shumta dhe nuk ka munguar dialogu social. Ai ka treguar edhe për takimin që ka pasur me Këshillin Grevist. “Nuk është problemi tek mungesa e komunikimit e as arrogancës e as […]

Kurti: Nuk bën të ketë shantazh duke kërkuar çdo muaj kaq para deri në kalimin e projektligjit për paga Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se me përfaqësuesit e sindikatave kanë pasur takime të shumta dhe nuk ka munguar dialogu social.

Ai ka treguar edhe për takimin që ka pasur me Këshillin Grevist.

“Nuk është problemi tek mungesa e komunikimit e as arrogancës e as inatit por e kemi një mospajtim themelor”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti ka thënë se nuk pranon kërcënim e as shantazh nga askush.

“Kërcënim apo shantazh i dua për çdo muaj kaq para deri sa të kalon projektligji kështu nuk bën. Ky lloj dizajnimii i kërkesës është i papranueshëm”, ka shtuar kryeministri.

Sipas tij, Qeveria i ka marrë për baza të gjitha kërkesat e sindikatave.