Kurti: Në të kaluarën prokuroria ka intervistuar kryeministra në zyre, i pres edhe unë!
24.12.2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Kurti tha se i pret në zyre sipas në njërën prej datave që zyra e kryeministrit i’a ka lënë të hapura prokurorisë për intervisitim.
Sipas Kurtit praktika të tilla kanë ndodhur më herët në qeveritë e kaluara ku kryeministria të ndryshëm janë intervistuar në zyre të kryeministrit, për çka tha se prokuroria e di për çka e kam fjalën.
Sipas tij, datat janë caktuar në bazë të agjendës së kryeministrit.