Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë së re: Të zgjidhim çështjen e Presidentit dhe të ecim përpara

14.09.2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalimin në mbledhjen e parë të Qeverisë së re, një ditë pas votimit të saj në Kuvendin e Kosovës.

Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë së re: Të zgjidhim çështjen e Presidentit dhe të ecim përpara Foto: Ilustrim

Kurti ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë dhe deputetët për votimin, duke thënë se Qeveria e re përballet me shumë punë, projekte, sfida dhe probleme që, sipas tij, duhet të adresohen së bashku.

Ai është ndalur edhe te çështja e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, duke bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjes politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Jemi kaq afër zgjidhjes së Presidentit, saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje për të ardhur përsëri në të njëjtën pikë”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka vlerësuar se një proces i ri zgjedhor nuk do të sillte ndryshime të mëdha në skenën politike dhe do të ishte, sipas tij, i dëmshëm për interesin publik.

Kurti ka përmendur edhe konstituimin e Kuvendit si shembull të mundësisë për arritjen e kompromisit politik, duke theksuar se Vetëvendosje ka pranuar kandidaturat për nënkryetarë të Kuvendit nga PDK-ja dhe LDK-ja, pavarësisht vërejtjeve të shprehura.

Në fjalimin e tij, Kurti është ndalur edhe te vendimi i pritshëm i Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.

Ai ka thënë se pret që verdikti të jetë në përputhje me atë që e cilësoi si të drejtën e luftës çlirimtare të Kosovës, duke shprehur shpresën që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë pranë familjeve të tyre.

“Populli i Kosovës, rezistenca dhe lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe kundrejt një pushtuesi”, ka deklaruar Kurti.

Në fund, kryeministri ka thënë se para Qeverisë së re qëndrojnë shumë projekte dhe sfida, duke theksuar se qeverisja duhet të jetë shërbim për qytetarët dhe mbrojtje për shtetin.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More