Kurti në Kongresin e SPD takon Kancelarin Scholz, flet për raportet Kosovë-Gjermani

09.12.2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi në Berlin, Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz. Në takimin që u zhvillua në kuadër të Kongresit të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), kryeministri Kurti dhe kancelari Scholz diskutuan mbi marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe, rëndësinë e intergrimit në Bashkimin Evropian të Republikës […]

Kurti në Kongresin e SPD takon Kancelarin Scholz, flet për raportet Kosovë-Gjermani Foto: Ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi në Berlin, Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Në takimin që u zhvillua në kuadër të Kongresit të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), kryeministri Kurti dhe kancelari Scholz diskutuan mbi marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe, rëndësinë e intergrimit në Bashkimin Evropian të Republikës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillim, drejtësi sociale dhe mirëqenie në të dy vendet.

Kryeministri Kurti shprehu edhe në këtë rast mirënjohjen dhe falënderimin e tij për rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për popullin dhe Republikën e Kosovës.

Ky ishte takimi i dytë bilateral ndërmjet kryeministrit Kurti dhe kancelarit gjerman Scholz këtë vit, nga katër gjithsej në dy vitet e fundit.