Kurti: LDK po insiston në propozimin e vjetër, s’ka marrëveshje me stilin “merre ose lëre”

28.01.2020

Ka përfunduar takimi disaorësh mes palës ndërkombëtare dhe palës së subjekteve negociatore për koalicion LVV e LDK. Edhe kësaj radhe të dy partitë nuk kanë arritur marrëveshje. Pas takimi ka folur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili ka thënë se i informuan ambasadorët e QUINT-it në lidhje me përpjekjet për arritjen e marrëveshjes me […]

Ka përfunduar takimi disaorësh mes palës ndërkombëtare dhe palës së subjekteve negociatore për koalicion LVV e LDK.

Edhe kësaj radhe të dy partitë nuk kanë arritur marrëveshje.

Pas takimi ka folur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili ka thënë se i informuan ambasadorët e QUINT-it në lidhje me përpjekjet për arritjen e marrëveshjes me VV-në.

Po ashtu ka folur edhe lideri i LVV-së, Albin Kurti i cili tha se nuk ka marrëveshje.

Ai ka fajësuar LDK-në, sepse sipas tij ata nuk po tërhiqen nga kërkesa e 8 janarit.

“Nuk ka marrëveshje të stilit merre ose lëre”, tha ai.

Sipas tij, VV nuk pranon marrëveshje të këtij stili.

“Populli e ka thënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime ka qenë shumë e madhe. Na ka ngelur vetëm një javë kohë”, raporton EO

“Pa rezerva dhe me punë të palodhshme kam qenë i hapur për marrëveshje, por nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Për koalicion, afrimi duhet të jetë i dyanshëm”, është shprehur Kurti pas takimit.