Kurti kujton masakrën e Polacit: Preokupimi i vetëm i Serbisë ishte fshehja e krimeve dhe zhdukja e gjurmëve

07.04.2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Polacit të Drenicës, aty ku mbetën të vrarë 86 persona.

Kurti kujton masakrën e Polacit: Preokupimi i vetëm i Serbisë ishte fshehja e krimeve dhe zhdukja e gjurmëve Foto: Ilustrim

“Përpara se të fillonte lufta në Kosovë, në fshatin Polac të komunës së Skenderajt jetonin rreth 450 familje me mbi 4000 banorë, që të gjithë shqiptarë. Por gjatë ofensivave të ushtrisë dhe policisë së Serbisë në verën e vitit 1998 mbi fshatrat e Drenicës dhe veçanërisht gjatë fushatave kriminale të forcave të armatosura të Serbisë, në Polac u vranë 86 njerëz: 78 viktima civile të paarmatosura dhe 8 dëshmorë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Nga të vrarët në Polac, 12 persona ishin nga lagjja Kerolli, 11 nga lagjja Kabashi, 11 nga lagjja Veliu, 11 nga lagjja Xani, 8 nga lagjja Koci, 4 nga lagjja Aliuka, 3 nga lagjja Hoti, si dhe nga lagje të tjera”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.