Kurti krenohet me punën: Menaxhuam COVID-in, rritja ekonomike 9.9% – u punësuan 10 mijë persona

23.12.2021

Kryeministri Kurti ka theksuar se kanë arritur që ta menaxhojnë pandeminë COVID-19 dhe se pas nëntë muajsh janë vaksinuar 60 për qind (%) e popullatës. Po ashtu, ai ka folur edhe për ritjen ekonomike, duke shtuar se ajo pritet të mbërrijë deri në 9.9% në fund të këtij viti dhe se gjatë kësaj periudhe kohore […]

Kurti krenohet me punën: Menaxhuam COVID-in, rritja ekonomike 9.9% – u punësuan 10 mijë persona Foto: Ilustrim

Kryeministri Kurti ka theksuar se kanë arritur që ta menaxhojnë pandeminë COVID-19 dhe se pas nëntë muajsh janë vaksinuar 60 për qind (%) e popullatës.

Po ashtu, ai ka folur edhe për ritjen ekonomike, duke shtuar se ajo pritet të mbërrijë deri në 9.9% në fund të këtij viti dhe se gjatë kësaj periudhe kohore janë punësuar mbi 10 mijë persona.

“Sot kemi 1 milion 650 mijë doza të administruara të vaksinës. Edhe pse filluam të fundit Kosova është prijëse në rajon me shkallën e vaksinimit”.

“…sot kemi situatë të qetë me Covid-19. Numri i vdekjeve është më i ulët. Reagimi i shpejt dhe me kohë ndaj situatës na ka mundësuar të mbajmë hapur ekonominë.

Mërgata jonë ka filluar rrugëtimin dhe i urojmë mirëseardhje”.

“Përkundër pandemisë ka qenë vit i suksesshëm. Ekonomia jonë është kthyer drejt zhvillimit. Rritje ekonomike mbi 12%. Presim ta mbyllin vitin 2021 me 9.9%. Investimet e huaja direkt janë 9 milionë euro. Kemi regjistruar mbi 10 mijë vende të reja të punës”.