Kurti kërkon nga kancelari austriak mbështetje për liberalizimin e vizave

18.03.2022

Gjatë një konference të përbashkët me kancelarin Nehammer, Kurti tha se e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë dhe ndihmën e dhënë gjatë luftës në Kosovë. “Kancelarin Nehammer e falënderova për ndihmën gjatë luftës. Austria ishte rreze shprese gjatë okupimit dhe ndër shtetet e para që e njohu Kosovën. Biseduam për marrëdhëniet tradicionalisht të […]

Kurti kërkon nga kancelari austriak mbështetje për liberalizimin e vizave Foto: Ilustrim

Gjatë një konference të përbashkët me kancelarin Nehammer, Kurti tha se e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë dhe ndihmën e dhënë gjatë luftës në Kosovë.

“Kancelarin Nehammer e falënderova për ndihmën gjatë luftës. Austria ishte rreze shprese gjatë okupimit dhe ndër shtetet e para që e njohu Kosovën. Biseduam për marrëdhëniet tradicionalisht të forta mes dy vendeve dhe mundësinë e thellimit të tyre. Jemi duke punuar për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

E sigurova kancelarin se Kosova vazhdon të mbetet aleat i besueshëm. Nga kancelari kërkova që Austria të shtyjë përpara vendimin për liberalizim të vizave në Këshillin Evropian. Kosova duhet të përfitojë më shumë fonde nga BE”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, fondet e BE-së që jenë të ndërlidhura me vlerat e Bashkimit Evropian janë të domosdoshme për paqe dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.