Kurti: Kemi thënë se bizneseve do t’ia heqim pushtetin zhvatës nga qafa, këtë e bëmë

14.08.2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në ditën kur qeveria e udhëhequr nga ai i ka bërë 6 muaj nga marrja e mandatit ka thënë se para zgjedhjeve të 14 shkurtit, qytetarëve u kishte premtuar se do ta çlirojnë potencialin e biznesit duke e nivelizuar fushën e lojës dhe duke ua […]

Kurti: Kemi thënë se bizneseve do t’ia heqim pushtetin zhvatës nga qafa, këtë e bëmë Foto: Ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në ditën kur qeveria e udhëhequr nga ai i ka bërë 6 muaj nga marrja e mandatit ka thënë se para zgjedhjeve të 14 shkurtit, qytetarëve u kishte premtuar se do ta çlirojnë potencialin e biznesit duke e nivelizuar fushën e lojës dhe duke ua hequr pushtetin zhvatës nga qafa.

Po ashtu në postimin e bërë në Facebook ka thënë se qarkullimi i bizneseve në 6 muajt e parë të këtij viti aktual ka shënuar rritje prej 30 për qind.

Sipas tij vetëm në tremujorin e dytë, qarkullimi i bizneseve ka shënuar rritej prej 46 për qind.

“Kjo rritje e aktiviteti ekonomik ka rezultuar edhe në performancë më të mirë në të hyra:

34 për qind më shumë të hyra nga tatimi në të ardhurat e korporatave;

37 për qind më shumë TVSh e mbledhur;

95 për qind më shumë të hyra të mbledhura nga tatimi në pronë”, ka bërë të ditur kryeministri Kurti në Facebook.

Më tej, ai tha se të hyrat kanë shënuar rritje prej 33 për qind ndërsa të hyrat që mblidhen brenda vendit, Kurti tha se po rriten me ritëm më të shpejtë sesa të hyrat që mblidhen në kufi.