Kurti: Jam i interesuar për takim me Thaçin, por s’ka kush e gjen
Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media. Ai tha se ka bërë përpjekje që ta takojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, mirëpo që ky i fundit nuk ka pasur interesim për një takim të tillë. Kryeministri Kurti tha se para se të shkonte në Konferencën e Mynihut, është përpjekur që […]
Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media.
Ai tha se ka bërë përpjekje që ta takojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, mirëpo që ky i fundit nuk ka pasur interesim për një takim të tillë.
Kryeministri Kurti tha se para se të shkonte në Konferencën e Mynihut, është përpjekur që ta takojë presidentin Thaçi, por që takimi nuk ka ndodhur edhe pse ai i dërgoi letër zyrtare për një takim të tillë.
“Para se të shkojë në konferencën e Mynihut unë jam përpjekur që ta takojë presidentin e Kosovës në mënyrë që të dakordohemi për politikën e jashtme, edhe sot jam i interesuar të takohem.
Po ashtu Kurti ka bërë të ditur se edhe sot është interesuar që të takohet me Thaçin.
Kurti ka thënë se presidenti Thaçi ishte i interesuar që ta takohet me të vetëm kur ishte koha për formimin e Qeverisë.
“Jam i interesuar ta takojë edhe për më gjatë se 40 minuta, por s’ka kush ku e gjen. Kur fillojë numërimi teposhtë ka pasur interesim të më takojë, mirëpo jo tash”, ka theksuar ai.