Kurti emëron një ushtruese detyre në Ministrinë e Shëndetësisë 

07.10.2022

Pas dorëheqjes së tij, sot në Kryeministri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij. Ai falënderoi Dr. Rifatin që nuk ka kursyer jo vetëm dijen e përvojën e tij, por edhe kontaktet e shumta […]

Kurti emëron një ushtruese detyre në Ministrinë e Shëndetësisë  Foto: Ilustrim

Pas dorëheqjes së tij, sot në Kryeministri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij. Ai falënderoi Dr. Rifatin që nuk ka kursyer jo vetëm dijen e përvojën e tij, por edhe kontaktet e shumta ndërkombëtare, për ta ndihmuar e avancuar sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë.

Kryeministri i dëshiroi suksese në vijim, dhe shprehu vullnetin për mënyra të tjera për bashkëpunim në të ardhmen.

Duke e falënderuar për besimin dhe bashkëpunimin, Dr. Rifati shprehu gatishmërinë e tij dhe u zotua për vazhdim të mbështetjes si profesionist, akademik e qytetar, sidomos në projektet e filluara tanimë.

Njëkohësisht, Kryeministri Kurti sot ka emëruar zëvendësministren Dafina Gexha-Bunjaku për ushtruese të detyrës të Ministres në Ministrinë e Shëndetësisë.