Kurti: Çdo vit do të shtohen 100 asistentë për mbështetjen profesionale të fëmijëve me aftësi të kufizuara

02.04.2022

Në konferencën me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, Kurti ka thënë se aktualisht numri total i fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme, që përfitojnë shuma mujore prej 100 euro për fëmijë siç e parasheh ligji përkatës, është 2682 “Është e vlefshme që takime të tilla të bëhen sa më të shpeshta për ta […]

Kurti: Çdo vit do të shtohen 100 asistentë për mbështetjen profesionale të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Në konferencën me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, Kurti ka thënë se aktualisht numri total i fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme, që përfitojnë shuma mujore prej 100 euro për fëmijë siç e parasheh ligji përkatës, është 2682

“Është e vlefshme që takime të tilla të bëhen sa më të shpeshta për ta rritur bashkëpunimin tonë me njëri-tjetrin sepse nuk kemi të bëjmë në këtë rast vetëm me shëndetin por edhe me të drejtën, pra kemi të bëjmë me çështje të së drejtës, e cila është e garantuar me Kushtetutë e me ligjet tona por jemi të gatshëm se mbrojtja me Kushtetutë e me Ligj duhet t’i zgjerojë kapacitetet tona të zgjerimit.

Njerëzit tanë për të cilët po flasim këtu, trajtimi ndaj tyre është treguesi themelor i cilësisë dhe shkallës së demokracisë”, tha Kurti.

“Për prindërit është sfidë përfshirja e nxënësve me autizëm në sistemin shkollor, megjithëse këtë e parasheh ligji kjo sepse është i nevojshëm asistimi në orarin e rregullt mësimor, prandaj gjatë këtij viti janë shtuar 100 asistentë për mbështetjen profesionale të fëmijëve, dhe do të shtohen çdo vit nga 100 asistentë deri në fund të mandatit.

Aktualisht numri total i fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme, që përfitojnë shuma mujore prej 100 euro për fëmijë siç e parasheh ligji përkatës, është 2682”, tha Kurti.

A e dini çka është KODI 95?
Voto