Kurti bën thirrje për drejtësi për Ukshin Hotin

para 33 dite

Me rastin e 82-vjetorit të lindjes së Ukshin Hotit, një prej figurave më të shquara intelektuale dhe patriotike të Kosovës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për drejtësi dhe zbardhjen e fatit të tij.

Kurti bën thirrje për drejtësi për Ukshin Hotin

Në një deklaratë për media nga Tribuna mbi veprën e profesor Ukshin Hotit, Kurti theksoi rëndësinë e kujtesës dhe përkujtimit të veprës së tij për të ngritur përgjegjësinë kombëtare dhe historike në rrugën drejt avancimit të Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi.

“Kërkojmë drejtësi për Ukshin Hotin, por mbi të gjitha kërkojmë që faktorët ndërkombëtarë të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtar për hapjen e arkivave të gjenocidit të forcave serbe në Kosovë. Vetëm në këtë mënyrë, fati i profesor Ukshin Hotit dhe rreth 1600 viktimave të tjera do të ndriçohet dhe drejtësia do të vendoset,” deklaroi Kurti.

Thirrja e Kurtit vjen në një kohë kur kërkesat për zbardhjen e fatit të të pagjeturve të luftës dhe përballja me krimet e kryera gjatë luftës mbeten prioritete thelbësore për Kosovën.

Etiketat

Ofertat e fundit