Kundërshtohet vendimi i Qeverisë për kriptovalutat: I nxituar, nuk u informuan saktë në teren

05.01.2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e aktivitetit në fjalë me mbështetje të të gjitha institucioneve relevante të cilat do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave. Pas këtij vendimi, kanë reaguar nga kanali kapograf në Telegram në emër të komunitetit të kriptovalutave në Kosovë “CryptoEagles”, […]

Kundërshtohet vendimi i Qeverisë për kriptovalutat: I nxituar, nuk u informuan saktë në teren Foto: Frankfurt, Hesse, Germany - April 17, 2018: Many coins of various cryptocurrencies

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e aktivitetit në fjalë me mbështetje të të gjitha institucioneve relevante të cilat do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave.

Pas këtij vendimi, kanë reaguar nga kanali kapograf në Telegram në emër të komunitetit të kriptovalutave në Kosovë “CryptoEagles”, transmeton IndeksOnline.

Ata thonë se e kuptojnë krizën energjetike në vend, mirëpo vendimi i fundit nga Qeveria e Kosovës është i padrejtë dhe nuk është zgjidhje.

Tutje ata njoftojnë se ky vendim është i nxituar dhe se nuk u informuan gjerë e saktë në teren.

“Ne @CryptoEagles – si komuniteti me i madhe i Kriptos ne Kosove e region, e kundershtojm vendimin e ri te Qeverise se Kosoves – i cili ndalon aktivitetin e prodhimit te kriptomonedhave.

Ky nuk eshte hap per t’u digjitalizuar dhe avancuar ne fushen e teknologjise, perkundrazi po futemi ne list me shtetet te nje sistemi krejt ndryshe nga ai perendimor, si: Algeria, Bolivia, Kina, Kolumbia, Egjipti, Indonezia, Irani, India, Iraku, Nepali etj..

Per me teper, ky eshte nje hap pas nga rregullimi i legjislacionit per kriptovaluta i cili kishte nisur si iniciative kete vit.

Shpresojm se Qeveria e Kosoves do t’a rishikoje kete vendim dhe ta anuloj sa me shpejte sepse ne mendojm se eshte vendim i nxituar pa u informuar gjere e sakte ne teren”, thuhet në reagimin e tyre.