Kryetari Muharremaj: Për Heroin Fadil Vata, do të ndërtohet Shtëpia Muze

26.01.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë të ditur se së shpejti do të ndërtohet Shtëpia Muze e Fadil Vatës në Sallagrazhdë. “Do të filloj së shpejti ndërtimi i Shtëpisë Muze për Heroin Fadil Vata në Sallagrazhdë.  Megjithëse tani procesi është në fazën projektuese, ne do të […]

Kryetari Muharremaj: Për Heroin Fadil Vata, do të ndërtohet Shtëpia Muze Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë të ditur se së shpejti do të ndërtohet Shtëpia Muze e Fadil Vatës në Sallagrazhdë.

“Do të filloj së shpejti ndërtimi i Shtëpisë Muze për Heroin Fadil Vata në Sallagrazhdë. 

Megjithëse tani procesi është në fazën projektuese, ne do të angazhohemi që të realizohet sa më shpejt duke u vënë gurthemeli i saj këtë vit.

Ne e kemi obligim ta respektojmë të kaluarën e lavdishme të heronjëve tanë” ka shkruar Muharremaj.