Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat kërkon nga Kurti që paga minimale të jetë 350 euro

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat kërkon nga Kurti që paga minimale të jetë 350 euro
Çlirim Gashi

08.06.2021 / Lajme

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me gjendjen e përkeqësuar të punëtorëve të këtij sektori.

Gjatë kësaj konference kryetari i SPSPK-së ka bërë të ditur se mbi 400 punëtorë teknik janë larguar nga lista e pagave nga qershori nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kjo për shkak të përsëritjes së tenderit, duke shtuar se në konkursin e ri nuk mund të priten më shumë se 70 persona.

Po ashtu kjo sindikatë i ka bërë kërkesë Ministrisë së Punës dhe Mirëqeneis Sociale që të tërheqin tenderin.

Ministri a e Punës dhe Mirëqenies ka rënë në pagën 170 euro ndërsa kryeministri Kurti ka premtuar 350 euro. Ne po flakemi jashtë vendeve tona të punës.

Është e rëndë që një punëtorë të mbetet pa vendin e punës dhe financimin e familjes. Ministria ë punës ka paraparë të kryejë shërbime një zyre në Mitrovicë duhet të pastrohet dy herë në muaj”.

Tutje, Azemi theksoi se kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që paga minimale të jetë 350 euro, gjithashtu edhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive.

Po ashtu ai tutje ka shtuar se janë 8 raste të vdekjes në vendin e punës, ku edhe ka pasur kritika për Qeverinë duke thënë se janë të diskriminuar dhe degraduar çdo ditë, raporton EkonomiaOnline.

Kujtojmë se edhe muaj më parë Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Sektorit privat ka kërkuar nga Qeveria e re që nga një maji paga minimale të jetë 350 euro.

Përveç pagës minimale, kjo sindikatë kishte përmendur edhe disa nga problemet e tjera me të cilat janë ballafaquar punëtorët e sektorit privat. Sipas tyre si problem i parë është edhe mos implementimi i Ligjit të punës si dhe nënshkrimi i kontratës kolektive.

RAPORTO