Kryetari i Shoqatës së Zjarrfikësve: Faktori njeri dhe pakujdesia, shkaktar të zjarreve

10.08.2021

Muharrem Beka, kryetar i Shoqatës së Zjarrfikësve, sot në RTK ka folur për ballafaqimin me zarret dhe kushtet e zjarrëfikësve në Kosovë. “Faktori njeri është ai që shkakton më shumë zjarret, por edhe deri tek zjarri mund të vie nga pakujdesia e njerëzve”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK. Sipas […]

Kryetari i Shoqatës së Zjarrfikësve: Faktori njeri dhe pakujdesia, shkaktar të zjarreve Foto: Ilustrim

Muharrem Beka, kryetar i Shoqatës së Zjarrfikësve, sot në RTK ka folur për ballafaqimin me zarret dhe kushtet e zjarrëfikësve në Kosovë.

“Faktori njeri është ai që shkakton më shumë zjarret, por edhe deri tek zjarri mund të vie nga pakujdesia e njerëzve”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.

Sipas tij zjarrëfikësit e Kosovës kanë nevojë për më shumë mbështetje institucionale, duke përfshirë edhe pajisjet.

Ai tha se duhet më shumë për organizim edhe nga qytetarët e Kosovës për mbështetje për zjarrëfikësit.