Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve siguron se cilësia e naftës në vend është e mirë
- 29.05.2021
- 0 komente

Ligji për Naftën peng që nga viti 2009, naftëtarët presin të kalojë brenda 100 ditëshit të Qeverisë së Kosovës.
Vendimi i ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për kthimin e kontrollit të cilësisë së naftës në Doganën e Kosovës është vlerësuar i qëlluar si vendim.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani për EkonomiaOnline ka siguruar se cilësia e naftës në vendi është e mirë.
Sipas tij, ky vendim u kursen të holla bizneseve duke u mundësuar atyre të marrin derivatin me çmim më të lirë.
“Sa i përket cilësisë së naftës në Kosovë mund të them lirisht sipas informatave që i kemi ose sipas kontrollit që është duke u bërë, nafta është në cilësi të mirë.
Naftën e kemi cilësore si shtet në regjion. Sa i përket kontrollit të cilësisë të cilin ish-ministri e selektoi dhe e dërgoi në Minitrinë e Tregtisë dhe Industrisë ai ka qenë një gabim total, por që këtë gabim e përmirësoi ministrja, Rozeta Hajdari e cila e anuloi atë udhëzim pjesërisht dhe e ktheu në Doganën e Republikës së Kosovës ku në të gjitha shtetet në regjion, Evropë e botë këtë punë e kryen dogana”.
“Është një vendim i qëlluar të cilin e respektoj dhe Shoqata e Naftëtarëve e përkrahë atë vendim plotësisht. Nga ky vendim siç u tentua nga ish-ministri ta delegoj në Ministri të Tregtisë atë, trupat inspektues vetëm kanë lexuar letrat dhe asgjë më tepër s’ka ndodhë dhe kanë marrë kanë pagu biznese 41 euro dhe tash biznesi nuk paguan nuk ka kosto dhe qytetarët kanë shancen të marrin derivatin me çmim më të lirë shkaku i këtij vendimi”.
Një nga sfidat e këtij sektori, Berjani e konsideron pastrimin e rezerevarëve të naftës i cili bëhet çdo tri vjet në Kosovë, duke thënë ai duhet të kryhet si në shtetet e tjera të regjionit.
“Ne kemi pasur problem tjetër edhe pastrimin e rezervarëve, ne nuk kemi qenë kundër që të bëhet pastrimi i rezervarëve po të bëhet siç bëhet në shtetet në regjion.
Rast konkret siç e ka Sllovenia, Kroacia, Serbia, Shqipëria e jo çdo tri vite siç tentonin ish-ministriat për përfitime dhe për kompani speciale të tyre për përfitime personale”, ka thënë ai.
Leave a Reply