Naftëtarët nuk pajtohen me tavanin e çmimeve, i drejtohen me letër Qeverisë: Pikat e vogla buzë falimentimit

13.07.2022

Në letrën e Berjanit thuhet se pikat me pakicë janë furnizuar dje me çmimin 1.71 cent brenda territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cakton çmimin me 1.75 cent, ku sipas kësaj pikat e vogla të karburantit nuk mund të mbijetojnë më 4 centë. Letra e plotë: Të nderuar, […]

Naftëtarët nuk pajtohen me tavanin e çmimeve, i drejtohen me letër Qeverisë: Pikat e vogla buzë falimentimit Foto: Ilustrim

Në letrën e Berjanit thuhet se pikat me pakicë janë furnizuar dje me çmimin 1.71 cent brenda territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cakton çmimin me 1.75 cent, ku sipas kësaj pikat e vogla të karburantit nuk mund të mbijetojnë më 4 centë.

Letra e plotë:

Të nderuar,

Ju njoftojmë edhe njëherë se Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me sektorin e naftës i ka sjellur kompanitë e vogla me pakicë buzë falimentimit. Ky vendim i Qeverisë i premtuar 12 cent për liter nuk është duke u zbatuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Pikat me pakice janë furnizuar dje me çmimin 1.71 cent brenda territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cakton çmimin me 1.75 cent, ku sipas kësaj pikat e vogëla të karburantit nuk mund të mbijetojnë më 4 cent.

Andaj, i apelojme Qeverisë së Kosovës që sa më parë ta revidoj vendimin, të bëhet kalkulimi i importit,

shitja me pakicë si dhe të caktohet çmimi nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me qëllim që mos me i shuar bizneset e vogla në këtë kohë krize.