Kryetari i OEK-ut tregon arsyet pse po rriten çmimet e produkteve në vend

26.10.2021

Një gjendje e tillë nuk po e kaplon vetëm Kosovën, por edhe tregjet botërore, ku sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës veç në muajin që lamë pas çmimet janë ngritur për 4.9 për qind (%). Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka treguar arsyet pse në vendin tonë po rriten çmimet e […]

Kryetari i OEK-ut tregon arsyet pse po rriten çmimet e produkteve në vend Foto: Ilustrim

Një gjendje e tillë nuk po e kaplon vetëm Kosovën, por edhe tregjet botërore, ku sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës veç në muajin që lamë pas çmimet janë ngritur për 4.9 për qind (%).

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka treguar arsyet pse në vendin tonë po rriten çmimet e produkteve.

Rukiqi për EkonomiaOnline ka thënë se kjo vjen si shkak i rritjes së çmimeve të lëndës së parë në tregjet botërore, kështu që tregu në Kosovë e ka të pamundur që të mos ndikohet nga kjo rritje.

Po ashtu, më tutje Rukiqi ka thënë se për të ecituar ndonjë krizë të mundshme në vend, duhet të shikohen mundësin për përkrahje të konsumatorëve, kështu duke ulur TVSh-në në disa artikujt, por gjithnjë pa dëmtuar prodhuesit vendës të cilët sapo e kanë arritur konkurrueshmërinë në tregjet e huaja.

“Ne po ballafaqohemi këtë vit me një rritje të çmimeve në tregjet botërore. Ka disa arsye se pse janë rritur çmimet po para së gjithash kemi rritje të çmimeve të artikujve siç janë mallrat strategjike, pastaj produktet ushqimore dhe kjo ka ndikuar që edhe çmimet e produkteve finale të jenë më të larta sesa që kanë qenë sidomos në pjesën para pandemisë”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se ne kemi kapacitet të kufizuar për të ndikuar në këto çmime kështu që pjesa më e madhe e ndikimeve vijnë nga tregjet ndërkombëtare pra kemi një rritje të çmimit të lëndës së parë e cila përdoret në prodhim dhe normalisht që ndikon në koston e asaj se çka ne e blejmë qofshin ato prodhime vendore apo ato që importohen kanë një kosto më lë lartë.

Sipas tij, shkaku i ngritjeve në tregjet botërore ka shtuar rrezikun edhe sa i përket çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, duke shtuar se nëse kriza zgjat mund të ketë probleme edhe në aspektin financiar ku shumë kompani nuk do ta kenë të lehtë përballimin e kësaj gjendje.